Home / DIASPORA / Vrasja e policit Demaj, nesër ditë zie në  Kosovë

Vrasja e policit Demaj, nesër ditë zie në  Kosovë

Nesër në Kosovë do të jetë ditë zie për vrasjen në detyrë të policit Izet Demaj.

Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë sot Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka ngushëlluar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, derisa ka  premtuar se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të mbështetur këtë institucion të sigurisë.

‘Rënia e tij në detyrë do të bëjë një kthesë”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë tha se ligji për sigurime shëndetësore është në fazën finale.

Ndërsa Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ditën e djeshme policët kanë kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Dje e kemi pas një rast tragjik në Istog, ka humbur jetën një person. Jam krenar që Polica ka arritur të shpëtojë qytetarët. Besoj që ka kryer punën me heroizëm. Edhepse një ngjarje e tillë  është tragjike, në të njëjtën  kohë jemi shumë krenar”, tha ai.

 

Përreth gazetar

Kontrolloni gjithashtu

Starton emisioni i parë në llojin e vet në mediat Audio-Vizive në shqipëri. “Puppet Channel News”

Miq te PUPPET CHANNEL dhe shikues te FAX NEWS momenti erdhi, starton emisioni i pare …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.