Home / Kronikë / Vidhnin energjinë elektrike, OSHEE padit 4 abonentë në Fier

Vidhnin energjinë elektrike, OSHEE padit 4 abonentë në Fier

Katër abonentë janë paditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Fier, pasi dyshohet se kanë vjedhur energjinë elektrike. Sipas OSHEE, përmes strukturës së verifikim matjes dhe ekipeve të posaçme task-forcë, u verifikua se skema e përdorur ishte ndërhyrja në matës dhe rilidhja në mënyrë të paligjshme e energjisë elektrike.

Mësohet se penalisht do të ndiqen abonentët me inicialet S.D., A.P., dhe A.Z., ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
Për të katërt abonentët rëndon akuza në bazë të kodit penal, neni 137, sipas të cilit: OSHEE në njoftimin e saj  bën të ditur gjithashtu se, çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Dosja me procedimet do të shqyrtohet nga organet kompetente të hetimit, dhe më pas do të vendoset mbi masën e dënimit.

 

Përreth Gazetar 1

Kontrolloni gjithashtu

Marrëveshja me Maqedoninë, qeveria greke i mbijeton mosbesimit

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe qeveria e tij i mbijetuan votës së mosbesimit të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.