Poezi nga Rudina Papajani

ME MUA…
Me mua,
ti je valë e hedhur në korale,
gjurmë e butë afër një palme,
që i qesh udhës,
kur ecën shënd e verë.
Me mua ,
ti dashuron bukur,
gjallon në pore,
gëlltit gjumin e mesnatave,
kur malli zë e gjëmon në labirint.
Me mua,
ti bëhesh shi i butë,
rini vesore,
zambak i hapur që shtrydh lëngun ,
nga dashuria për zanën,
kokrizë diamanti,
mbledhur nga deti ,
që puthi aq butësisht trupat tanë .
Ti dhe unë ,
dashuri e një dielli në ngjitje,
syri më inspirues ku unë të njoh jetën..