Home / Aktualitet / Partizani shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh

Kryeqyteti u ngjyros me “të kuqe”! Triumfi 2-1 i Partizanit dje ndaj Tiranës në superndeshjen e javës së 33-të të Kategorisë Superiore për sezonin 2018-2019 zyrtarizoi njëkohësisht edhe titullin kampion për “Demat e kuq”, që rikthehen kështu t’i gëzohen një trofeu pas 26 vitesh.

Dygolëshi i shënuar nga Cinari, që tronditi rrjetën e bardhebluve një herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën, pavarësisht se Tirana barazoi përkohësisht në fundin e 45-minutëshit të parë, bëri që duelin kryeqytetas ta fitonin “të kuqtë” dhe njëkohësisht të kurorëzoheshin kampionë të futbollit shqiptar.

Përreth Redaktor

Kontrolloni gjithashtu

331 vota pro, Parlamenti Evropian mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar sërish për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.