Home / Aktualitet / Opozita në protestën e 5-të kombëtare

Opozita në protestën e 5-të kombëtare

Sot opozita ka paralajmëruar protestën e pestë kombëtare. Simpatizantë të opozitës së bashkuar do të dalin në rrugë në orën 18:30.

Protesta e ditës së shtunë ishte e ndarë në tre fronte, ndërsa pati flakë, dhunë, përplasje, gaz lotsjellës dhe arrestime të shumta.

Ajo e së shtunës ishte paralajmëruar se do të ishte vendimtare, ashtu sikurse edhe kjo e sotmja.

Dje Basha teksa protestohej para Drejtorisë së Policisë tha se qytetarët shqiptarë do t’i përgjigjen në mënyrë porporcionale dhunës së ushtruar nga Policia.

Kryeministri Rama ndërkohë dje i bëri thirrje Bashës që të tërhiqet nga rruga ku është futur dhe të nisë dialogun, por jo për të negociuar mandatin e qeverisë.

Përreth Redaktor

Kontrolloni gjithashtu

331 vota pro, Parlamenti Evropian mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar sërish për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.