Home / BOTA / Mogherini kërkesë të qartë për Kosoven: Të hiqet taksa ndaj mallrave serbe

Mogherini kërkesë të qartë për Kosoven: Të hiqet taksa ndaj mallrave serbe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin e Kosovës për dialogn me Serbinë.

Mogherini  ka përsëritur qëndrimin e BE-së rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini.

Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.

 

Përreth gazetar

Kontrolloni gjithashtu

PA RREGULLUAR STATUSIN JURIDIK-KUSHTETUES TE POPULLIT SHQIPTAR,NUK MUND TE KETE KURRE PAQE,NE MAQEDONI…!

PA RREGULLUAR STATUSIN JURIDIK-KUSHTETUES TE POPULLIT SHQIPTAR,NUK MUND TE KETE KURRE PAQE,NE MAQEDONI…! Edhe pak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.