TIRANE
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur votimin unanim të Kuvendit të Shqipërisë për Protokollin e Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se ndihet krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin.
Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin! Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO!🇦🇱👏🇲🇰”- ka shkruar Meta.