Home / Aktualitet / Mbyllen dyert për hapjen e negociatave me BE

Mbyllen dyert për hapjen e negociatave me BE

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi raportin më të fundit të Transparency International. Ndërsa i quan konkluzionet e raportit si dështimin më të fundit të kryeministrit Rama, Berisha shkruan në një status në facebook se njoftimi i fundit i Transparency International i mbyll dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Lufta kundër korrupsionit është kusht themelor për hapjen e negociatave me BE.Por në vend të progresit në plotesimin e këtij kushti, Shqipëria shënon këtë vit rënie të ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetëm nuk ka përmirësim por ka përkeqësim, zbret me tetë vende në listen e Transparency International.” – shkruan ndër të tjera Berisha

Postimi i Plotë:

Deshtimi tjeter i turpshem i Kallam Deshtakut! Mbyllen dyert par hapjen e negociatave me BE! Te dashur miq, njoftimi i fundit i Transparency International i mbyll dyert Shqiperise per hapjen e negociatave.

Lufta kunder korrupsionit eshte kusht themelor per hapjen e negociatave me BE.Por ne vend te progresit ne plotesimin e ketij kushti, Shqiperia shenon kete vit renie te ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetem nuk ka permiresim por ka perkeqesim, zbret me tete vende ne listen e Transparency International.

Vjdhjet e medha me PPP, prona, dogana, taksa dhe tatime jane shkaqet e perkeqesimit, rritjes galopante te korrupsionit gjate ketij viti. Miq, me Ramen nuk ka integrim.

Përreth Redaktor

Kontrolloni gjithashtu

Alketa Vejsiu mban premtimin: ‘Taramelja’ do bëhet me shtëpi të re

“Taramelja” e Piter Panit është kthyer në vogëlushin më të komentuar të rrjetit që prej …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.