Home / Aktualitet / Marrëveshja me Maqedoninë, qeveria greke i mbijeton mosbesimit

Marrëveshja me Maqedoninë, qeveria greke i mbijeton mosbesimit

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe qeveria e tij i mbijetuan votës së mosbesimit të mërkurën. Një gjë e tillë i hap rrugë Parlamentit grek që të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë për emrin e kësaj të fundit.

Tsipras mori mbështetjen e 151 ligjvënësve në parlamentin prej 300 vendesh, duke e shmangur kështu thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ai e thirri votimin në parlament të dielën, pasi partneri i tij i koalicionit, Panos Kammenos dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.

Me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, Maqedonia është bërë Maqedoni e Veriut. Krahu i djathtë në Greqi e ka kundërshtuar këtë zgjidhje, duke thënë se fjala Maqedoni në emrin e fqinjit sugjeron se ky i fundit ka pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër.

Çështja e emrit i ka mbajtur dy vendet në mosmarrëveshje për dhjetëra vite. Javën e kaluar, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimin e Kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.

Përreth Redaktor

Kontrolloni gjithashtu

Alketa Vejsiu mban premtimin: ‘Taramelja’ do bëhet me shtëpi të re

“Taramelja” e Piter Panit është kthyer në vogëlushin më të komentuar të rrjetit që prej …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.