Moderatorja e njohur Marina Vjollca gjatë këtij sezoni nuk ishte pjesë e ekranit. Megjithatë ajo dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi ndodhen me pushime në SHBA.
Ndërkohë mbrëmjen e së dielës në Beverly Hills u ndanë çmimet e Golden Globes. Filmi në triumfoi në këtë event ishte “Bohemian Rhapsody”, një autobiografi mbi jetën dhe historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen.
Në ceremoni kanë marrë pjesë personazhe të njohur nga e gjithë bota. Duke qenë në SHBA, Marina duket se ka përfituar të ndjekë nga afër eventin e rëndësishëm të kinematografisë botërore.
Prezantuesja e njohur përmes disa postimeve në Instastory ka treguar se ka ndjekur nga afër këtë ceremoni në Beverly Hills, California.
Nuk dihen ende se sa pranë yjeve ka qënruar ajo, por thjesht ka publikuar edhe një video teksa priste në radhë me Hugh Grant, aktorin e famshëm Hollywood-an.