Home / KURIOZITETE / Kush janë telefonat me valët celulare më të rrezikshme

Kush janë telefonat me valët celulare më të rrezikshme

Një raport i publikuar nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen ndaj Radioaktivitetit thotë se Xiaomi Mi A1 dhe OnePlus 5T janë dy smartfonët që emetojnë radioaktivitetin më të lartë.

Në grafikët e paraqitur do të shikoni smartfonët me radioaktivitetin më të lartë dhe më të ulët.

Smartfonët e prodhuar nga Xiaomi dhe OnePlus janë më të rrezikshmit. Mi A1 regjistroi një vlerës SAR prej 1.75 ndjekur nga OnePlus 5T me 1.68, Mi Max 3 me 1.58, OnePlus 6T me 1.55 dhe HTC U12 Life me 1.48.

Në këtë listë hyjnë edhe Google Pixel 3 XL dhe Pixel 3 në vendin e 7 dhe 12 për radioaktivitetin më të lartë. iPhone 7 gjendet në vendin e 9.

Cellphone Radiation 720x720
Nga ana tjetër lista e telefonëve me radioaktivitetin më të ulët dominohet nga Samsung. Konkretisht Galaxy Note 8 dhe ZTE Axon Elite kishin vlerat më të ulëta SAR prej 0.17. Ato ndiqeshin nga LG G7 dhe Galaxy A8 me 0.24 SAR.

Galaxy S8+ dhe Galaxy S7 regjistruan një vlerë SAR 0.26. Kujtojmë se sa më të ulët vlera SAR aq më pak të rrezikshëm janë valët e emetuara nga këto telefon.

Çdo do të thonë këto vlera? Sipas agjencisë Gjermane një smartfon i sigurtë ka një nivel radioaktiviteti nën 0.6 SAR, raporton PCWorld.

Përreth Redaktor

Kontrolloni gjithashtu

10 kuriozitete nga Bota dhe hapësira.

Nëse flet në telefon për një orë, bakteret në vesh do shumëfishohen 700 herë. Vetëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.