Home / Politikë / Gent Strazimiri: Mafia shqiptare mban emrin Edi Rama

Gent Strazimiri: Mafia shqiptare mban emrin Edi Rama

Deputeti Gent Strazimiri duke cituar deklaratat e Prokurorit të Antimafias italiane ka akuzuar në mënyrë direkte Ramën, si kryemafiozi shqiptar.

Gjatë një interviste të dhënë për Ora News, prokurori italian ka deklaruar se mafia shqiptare po fuqizohet gjithmonë dhe më shumë dhe ajo do të jetë mafia e së nesërmes.

Strazimiri përmes një deklarate të dhënë për mediat,  përmendi gjithashtu dhe dosjen 339, e cila sipas tij është tregues që përcakton rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Statusi i plotë i Gent Strazimirit:

Ajo që për anti-mafian italiane është “mafia e së nesërmes” në Itali e madje deri në Amerikën e Jugut, në Shqipëri është qeverisja e së sotmes!

Dosja “339” provon se ajo që quhet ‘mafia e së nesërmes’ në Itali, sot përcakton ‘me influencën’ e saj rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri!

Shkëmben favore dhe “zgjidh hallet” reciprokisht me Edi Ramen dhe partinë e tij, falënderohen me mirënjohje për ‘hallet e zgjidhura’ dhe mbështetjen e dhënë po ashtu reciprokisht!

“Mafia e së nesërmes” sot drejton Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s!

“Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe padrinon e saj në Shqipëri, pastron paratë drogës përmes “lehtësive” me “ligj të posaçëm”, merr koncesione “të pakërkuara” nga askush, blen banka, hap banka e mbyll banka, bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj (jo të shqiptarëve)!

“Mafia e së nesërmes” në Itali a Amerikën e Jugut, luftohet sot në Shqipëri, në strofkullën e saj me adresat: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.3, ose thjesht “Edi Rama, Surrel, Tiranë”, shkruan Strazimiri në  rrjetin social “Facebook”.

Përreth Gazetar 1

Kontrolloni gjithashtu

Mbyllen dyert për hapjen e negociatave me BE

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi raportin më të fundit të Transparency International. Ndërsa …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.