Home / SHOWBIZ / E quajtën të shëmtuar dhe të shëndoshë, Fifi ka një mësazh për të gjithë

E quajtën të shëmtuar dhe të shëndoshë, Fifi ka një mësazh për të gjithë

Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare. Këngëtarja nxjerr herë pas here këngë të reja, të cilat kthehen në hite dhe dëgjohen e pëlqehen nga të gjithë. Por këngëtarja shqiptare shpesh komentohet apo ngacmohet për peshën e saj trupore.

Në fakt, vetë Fifi këtë pjesë nuk e ka pasur asnjëherë kompleks. Në çdo dalje të saj në intervista apo studio televizive, ajo e thotë gjithmonë se nuk e ka aspak problem peshën e saj.

Këtë herë, Fifi ka qenë e drejtëpërdrejtë me deklaratën e saj, në të cilën përveç argumentave specifik për peshën dhe faktin se si ndihet, Fifi ka bërë një thirrje të hapur kundër bullizmit, fenomenit shqetësues që prek shumë individë në Shqipëri e botë. Në një video të fundit të postuar në Instagram, ku ajo shfaqet duke kënduar “Beautiful” të Flori Mumajesit, këngëtarja e njohur ndërkohë u jep një përgjigje direkte të gjithëve atyre që e quajnë të trashë, të shëndoshë, etj.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan ajo.

 

Përreth gazetar

Kontrolloni gjithashtu

Ja pasioni i fshehur i bashkëshortit të Adelina Tahirit, këngëtarja i zbulon të gjitha!

Këngëtarja Adelina Tahiri pak kohë më parë u bë nënë për herë të parë. Në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.