Një politikan i ekstremit të djathtë në Gjermani ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pasi i dhunua barbarisht.
Policia beson se dhuna ndaj Frank Magnitz ka qenë e motivuar politikisht.
Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të qytetit të hënën.
Personat e maskuar e goditën me dru derisa e shembën përtokë. Falë një punëtori ndërtimi, politikani shpëtoi me aq.
Magnitz është pjesë e parlamentit gjerman, ku partia e tij ka hyrë për herë të parë me 94 vende.
Një zëdhënës i partisë postoi foton e Magnitz të përgjakur në spital, duke theksuar se atë e kanë lënë ‘gjysmë të vdekur’.
Kjo nuk është hera e parë që partia është subjekt sulmesh. Javën e shënuar u shënua një shpërthim në zyrat e kësaj partie në Doebeln.