Çfarë po sjell “Puppet Channel”?! Ne do jemi liria e halleve tuaja!
Për herë të parë del në mediat vizive shqiptare emisioni “Puppet Channel“. Një emision interesant me tone optimiste dhe ngjyra të larmishme informacioni për gjithë shqiptarët kudo që janë.
Rubrikat e shumta që do të përmbaj ky emision, do të plotësojnë me kënaqësi kohën e lirë të gjithë shqiptarëve si nëpunës, njerëz të thjeshtë, intelektualë, shtëpiake, të nënëve, të vjehrrave, të nuseve, të bashkëshortëve, politikanëve, gjyakatësve, etj….
Përveç relaksimit dhe kënaqësisë së dëgjimit, ky emision do të jetë dhe një meteor ndriçues për të gjitha grupmoshat nëpërmjet rubrikës së investigimit dhe humorit, ku shumë prej shikuesve do të gjejnë shtatë anët e tyre të vetvetes. Edhe njerëzit në skajin më të largët të atdheut, në zonat më të thella rurale kannë të drejtat e tyre të informimit dhe të qarjes së halleve, që shpesh herë politikanët dhe pushtetarët vendor apo qëndror i harrojnë.
Ndodh që pas çdo ngjarje negative mund të ndodhet një pushtet vendor apo qeveri që e ka braktisur individin apo një komunitet. Kur një njeri pyet diçka, ai nuk kërkon vetëm përgjigje, por thjesht vëmendje.
Pse e kërkojmë vëmendjen ndaj komuniteteve?
Dikur jetonte një mbret i ri dhe i pashëm, i cili kishte si pasion gjuetinë. Një ditë prej ditësh, i rrëmbyer nga ndjekja e gjahut së bashku me shoqëruesit e tij, shkel gabimisht kufijtë e mbretërisë fqinje. Rojet i kapin dhe i çojnë të lidhur te mbreti i asaj mbretërie. Ligji ishte i qartë. Nëse dikush zihej rob i pritej koka.
Mbreti u mendua mirë dhe ju kthye të riut:.-Do të të fal dhe ty dhe shoqëruesit e tu vetëm nëse brenda një viti do mundesh ti përgjigjesh saktë pyetjes që do të drejtoj:
-Çfarë është ajo që duan vërtetë femrat?!
Dhe mbreti i ri pranoi, i gëzuar se ju duk tepër e thjeshtë. Me të shkuar, mblodhi gjithë oborrtarët e tij, ku asnjë prej të cilëve nuk mundi të jepte një përgjigje të saktë.
Pyeti këdo, kudo, gjithkund, por askush s’i jepte përgjigjen e duhur. Ishte shumë i mërzitur dhe koha kalonte. Në majën e një mali, jetonte një magjistare plakë. Ishte shumë e shëmtuar, me kurriz të dalë, me flokë të pakrehur, e palarë dhe jetonte në një kasolle. Duke mos pasur tjetër rrugëzgjidhje, mbreti i ri u nis ta takonte. Sapo hyri dhe filloi të fliste, magjistarja e ndërpreu:- E di mirë përse ke ardhur, por që të të them përgjigjen dua të më martosh me djalin më të pashëm, më besnik, mikun tënd të ngushte, atë që është për ty si një engjëll mbrojtës. Mbreti shtangu nga habia. Por megjithëkëtë bisedoi me mikun e tij, i cili pranoi menjëherë përderisa i kishte dedikuar dhe jetën mbretit të tij. Ditën tjetër u bë dasma. Në krah të të riut të bukur qëndronte e gëzuar dhe e lumtur magjistarja e shëmtuar. Gjithsesi i riu përpiqej ta respektonte përderisa ishte gruaja e tij, madje e ftoi të vallëzonin së bashku. Ceremonia mbaroi dhe çifti u drejtua për në krevatin martesor. I riu po e priste. Për habinë e tij, përpara u shfaq një vajzë e bukur, e gjatë, e ëmbël. Ju afrua dhe pa e lënë të fliste i pëshpëriti ngadalë: -Kështu do të jem çdo natë për ty, i dashuri im. Ditën një magjistare dhe natën kjo që sheh tani. I riu shtangu pa mundur të reagonte dot. Atëherë vajza e bukur e pyeti:
Vërtetë, ti si do të më doje të isha?
Ç’pyetje është kjo, mendoi me vete i riu. Pyetje kurth. Dhe mori guximin dhe ju përgjigj; -Si të duash ti e dashura ime, si të të pëlqej ty dhe e përqafoi fort. Atëherë, magjistares i shkëlqyen sytë nga gëzimi dhe i tha: -Do rri kështu ditë dhe natë, vetëm për dashurinë tënde. Ditën tjetër, mbreti i ri mësoi sekretin nga magjistarja. Ajo ja pëshpëriti në vesh se çfarë ishte ajo që donin femrat. Dhe mbreti i lumturuar rendi ti jepte përgjigjen e duhur mbretit fqinj.
Atëherë djalosh, e gjete se çfarë është ajo që duan gratë???!!!
E gjeta mbret: Ajo çka duan vërtet femrat është të jenë të lira…duan shumë liri !!!
Tek “Puppet Channel” populli halleshumë do të gjejë lirinë e qarjes së halleve dhe problemeve. Fjala liri e shprehjes është ajo që i mungon dhe që nuk i është zgjidhur kurrë këtij populli. Politikaët i dëgjojnë njëherë në 4 vjet, ne do ti dëgjojmë cdo ditë. Jeni të lirë të përcillni hallet tuaja…Ne do jemi liria e halleve tuaja!