Home / Moti / Bora dhe acari shkakton probleme në Kukës, pezullohet mësimi

Bora dhe acari shkakton probleme në Kukës, pezullohet mësimi

Reshjet e borës prej disa ditësh dhe rënia e ndjeshme e temperaturave, ka shkaktuar një sërë problemesh si në lëvizjen e automjeteve, në furnizimin me energji elektrike të zonave malore.

Burime bëjnë me dije se në Bashkinë Kukës ulja e temperatureve drastike deri në minus 9 gradë ka bërë që Drejtoria Arsimit të vendosë për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Kukësit, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar.

“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mesimor”, – bën të ditur Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit.

Sipas tij në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.

Përreth Gazetar 1

Kontrolloni gjithashtu

Bora mbulon qytetet, vështërsi në qarkullim

Në orët e vona të natës reshjet e borës kanë pushtuar disa qytete të vendit. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.