Home / BOTA / Aksidentohet ministri i Brendshëm dhe katër zyrtarë të kabinetit

Aksidentohet ministri i Brendshëm dhe katër zyrtarë të kabinetit

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka konfirmuar aksidentin në të cilën është përfshirë edhe një veturë në të cilën kanë qenë katër zyrtarë të kabinetit të Ekrem Mustafës, megjithatë sipas tyre thuhet se ministri në momentin e aksidentit s’ka qenë në veturë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa”, thuhet në njoftimin zyrtar nga ministria, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express ka raporotuar sot lidhur me këtë aksident, dhe sipas burimeve, brenda veturës së aksidentuar ishte edhe ministri Ekrem Mustafa.

Aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Zyra për Informim e QKUK-së, të cilët nuk kanë dhënë informacione rreth identitetit të të aksidentuarve.

“Zyra për informim ne QKUK, Ju informon se 3 persona kane kërkuar ndihme mjekësore si pasoje e një aksidentit ne komunikacion. Me te cilin sipas mjekeve emergjent, ata kane pasur lëndime te lehta. Njëra nga ta pas tretmanit mjekësor është liruar për ne shtëpi. Ndërsa te tjerët janë ende duke u trajtuar ne Qendrën Emergjente”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.

 

 

Përreth gazetar

Kontrolloni gjithashtu

PA RREGULLUAR STATUSIN JURIDIK-KUSHTETUES TE POPULLIT SHQIPTAR,NUK MUND TE KETE KURRE PAQE,NE MAQEDONI…!

PA RREGULLUAR STATUSIN JURIDIK-KUSHTETUES TE POPULLIT SHQIPTAR,NUK MUND TE KETE KURRE PAQE,NE MAQEDONI…! Edhe pak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.